170276a0dc8c637a2e9b70dc8220960f

Nëna dhe roli i saj në edukimin e fëmijëve

Spread the love

 Nëna dhe roli i saj në edukimin e fëmijëve

 

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”.[Et-Tahrim 66:6]

 

Është më lehtë të bëhesh nënë por të edukosh një fëmijë si nënë e mirë sot është shumë e vështirë. Dashuria prindërore nuk ka të matur,   është shumë e madhe dhe nuk përshkruhet. Nëna sakrifikon çdo gjë që në momentin që mbetet me barrë dhe harron lodhjen dhe gjendjen e saj gjatë nëntë muajve vetëm për të sjell në jetë një fëmijë të mrekullueshëm. Fëmijet jane fryti me i  madh i martesës.

Si do të rritet ai fëmijë? Si do të edukohet? E tëra varet nga nëna dhe qëllimet e saja. Një nënë besimtare fillon që në lindje të praktikoj fjalë e gjeste të cilat e nxitin fëmijën të rritet në një ambient ku praktikohet feja e ne fakt të posedon karakter e moral të lartë ashtu si të nënës.

Prej dhuntive të mëdha që Allahu ia dhuroi njerëzimit janë edhe fëmijët. Ata janë stolit e kësaj bote. Allahu, subhanehu ve teal thotë: “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote.” (El-Kehf: 46).  

Nëna është ajo që tërë kohën merret me fëmijët, nëna është ajo që ndëgjon fjalët e para të fëmijës, nëna është ajo që sheh hapat e parë të fëmijës etj. Nëna ka për obligim t’i japë gji fëmijëve të saj deri në moshën dy vjeqare, në Kur’an Allahu i Lartësuar  thotë:

 

,,Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien,janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota’’.(El-Bekare 2;233)

 

Nëna mbjell dashuri te fëmija e ajo dashuri fëmijen e përcjell gjatë gjithë jetës, nuk ka nënë që nxit urrejtje te fëmija, andaj fëmijët janë aq të pafajshëm dhe të sinqertë, e po që se udhëzohen drejtë edhe me edukatë fetare në të ardhmen veprat e tyre do të jenë shembull për të tjerët e xhennet për nënën e edhe për vetë ata.

Nënat të cilat ua mohojnë të drejtat fëmijëve të tyre janë të rrezikuara me dënim në  varrë dhe në botën tjetër. Por sot tek ne ndodh e kundërta, disa prej nënave në vend se merren me edukimin e fëmijëve të tyre ato shpenzojnë më shumë kohë me punë të kota duke harruar ku i kanë fëmijët e tyre me orë të tëra.

Është turp ti thuash vetës nënë në qoftë së tërë ditën fëmiju lozë në rrugë e nëna nuk e qanë kokën fare.

Kjo dukuri nuk është e shprehur vetëm në familjet ku punojnë të dy prindërit, kjo vërehet shpesh edhe në familjet kur vetëm njëri prind punon por, ndoshta edhe aty ku janë të papunë që të dy. Fëmijët që një kohë të madhe e kalojnë në rrugë ngecin mbrapa fëmijëve të tjerë si në aspektin fizik ashtu edhe në aspektin psiqik. E kjo shpjegohet më së miri me faktin se fëmijët që rriten në gjirin familjar dhe me dashuri e kujdes të shtuar  janë më të zhvilluar, e më të zellshëm, pasi që ushqehen me orar, aktivitetet ditore i praktikojnë me orar por edhe gjumin e kanë me orar. Zhvillimi i tyre psiqik shkon baraz me atë fizik pasi që të dyja këto kur bashkëveprojnë në mënyrë të drejtë tek njeriu japin rezultate pozitive sidomos te fëmijët.

Çdo nënë besimtare duhet të përpiqet të arrijë cilësitë e gruas së mirë duke iu bindur Allahut Fuqiplotë dhe të Dërguarit të Tij, rrugë kjo e cila padyshim dërgon në Xhennet. Kur në një familje, fëmijët nuk edukohen në mënyrë të duhur fajin nuk mund ti hedhim askujt as një gjëje të vetme, sepse shpesh herë përmendet gjendja e rëndë ekonomike, sociale etj. Gjëra të cilat nuk mund të jenë fare të arsyeshme ,sepse secila familje apo secili qift bashkëshortorë që në momentin që bie dakord për lindjen e një fëmije ata duhet të marrin mbi vete përgjegjësitë që u takojnë pa mar parasysh gjendjen dhe kushtet nëpër të cilat ata kalojnë.

Fëmija nuk është lodër, ati duhet ti përkushtohemi me tërë qenien tonë sepse edukata dhe sjelljet e tyre në   të ardhmen tregon qartë se kush jemi ne dhe çka kemi bërë. Që të parandalohet krimi në moshat e reja duhet të merren masa brenda secilës familje, e që të mbizotroj morali dhe sinqeriteti në çdo familje duhet të praktikohet edukata fetare brenda dhe jashtë shtëpisë për secilin fëmijë dhe të rritur.

Shtytës i secilit veprim të drejtë në këtë jetë është praktikimi i fesë dhe ndjekja e rrugës që udhëzohet me Kuranin Famëlartë. Secili prind le të ndjek këtë rrugë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre sepse vetëm atëherë mund të themi me përgjegjësi të plotë se e ka  përmbushur obligimin e të qenit prind dhe edukator në rrugën e drejtë, nëpër të cilën na udhëzon Islami.

 

 

 

Prof.Sadbere Beqolli-Biçku