4.1

Rinia – koha e gjallërisë dhe e disponimit

Spread the love

Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë të tjerave: …rininë para pleqërisë” – Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij).

Jeta dhe jetëgjatësia e njeriut paraqesin plotësisht një mirësi të madhe, mosha e rinisë është mirësi e dyfishtë. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në fillim përmend moshën e rinisë, që në fund përmend vlerën e vetë jetës. Është e qartë që jetëgjatësia përfshinë edhe moshën e rinisë, por për shkak të rëndësisë së veçantë që e ka ajo, Pejgamberi fillimisht e theksoi atë:

O ju të rinj, vlerësojeni rininë tuaj!” Pse? Sepse rinia është mirësia më e madhe. Nëse ajo shfrytëzohet drejtë dhe si duhet, njeriu mund ta realizojë zhvillimin dhe ngritjen, e kjo është vështirë e realizueshme në moshën e pleqërisë”.

Në këtë fakt qartë bëhet me dije edhe në fjalimet e Imamëve, paqja qoftë mbi ta. Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të) thotë: “Çdo të riu besimtar që lexon Kuran – Kurani i përzihet me mishin dhe gjakun e tij”.

Mosha e rinisë është moshë e ndryshimeve dhe kohë e pranimit të së Vërtetës. Në këtë periudhë njeriu mund të ndërtohet dhe të pastrohet nga shprehitë e këqija.

Edhe përmes shprehjeve të tjera Kurani bën me dije për dobësitë dhe pafuqinë në moshën e pleqërisë. Për këtë arsye mosha e rinisë është periudhë shumë me vlerë për evitimin e vetive morale të qortueshme, dhe në moshën e pleqërisë është shumë e vështirë të bëhet, por njeriu fatkeqësisht derisa të mos shijojë dhe provojë diçka, nuk beson në atë. Në fakt, derisa të mos plaket dhe të mos përjetojë telashet e pleqërisë, pa marrë parasysh rrethanën se çfarë i flitet për telashet e asaj moshe, nuk beson ashtu siç do të duhej në vërtetësinë që i thuhet.

Kemi parë dinjitarë të cilët posedonin përsosmëri të larta, por te të cilët kishte mbetur një pikë e dobët për sa i përket cilësive morale që nga mosha e tyre e rinisë, të cilën në atë kohë ose nuk e kishin njohur ose nuk ia kishin dalur ta evitonin. Sidoqoftë, ato pika të dobëta ishin shndërruar në sëmundje të pashërueshme.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 19, korrik/gusht 2016, fq. 45-46)