4.1

Urtësia e ngritjes natën

Spread the love

Mjekët amerikanë pohojnë se ngritja nga shtrati natën, duke bërë lëvizje të shpeshta brenda shtëpisë, disa ushtrime të lehta, masazh gjymtyrëve me ujë dhe duke marrë frymë thellë, ka shumë të mira shëndetësore. Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) ngrihej natën, merrte abdest, falej dhe meditonte për krijimet e Allahut.

Falënderojmë Allahun i Cili na ka dërguar Profetin e mëshirës, porositë e të cilit janë gjithë mirësi për ne në jetën e kësaj bote dhe Jetën e Përtejme. Edhe ne zbatojmë atë që na ka porositur i Dërguari i Allahut (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij).

Allahu i Madhëruar thotë: “Kryeni faljen (namazin) nga mesdita deri në errësirën e natës (drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë) dhe këndoni Kuran në agim (domethënë, në faljen e mëngjesit). Vërtet, falja  dhe këndimi i Kuranit në agim dëshmohen gjithmonë (nga melekët që ndjekin njerëzimin ditën e natën)”. (Surja el-Isra, ajeti 78)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 16, shtator/tetor 2015, fq. 49)




There are no comments

Add yours