Vaji i ullirit është i mirë për zemrën
Mjekët thonë se të pish e të hash pak me vaj ulliri çdo ditë rregullisht, ndihmon për të mbrojtur zemrën e njeriut nga ngurtësimi i arterieve. Vaji i ullirit e mbron zemrën edhe nga shumë sëmundje të tjera. Shkencëtarët i këshillojnë të sëmurët me trysni të lartë gjaku të hanë ushqim me vaj ulliri.
I Dërguari i Allahut (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Pini vaj ulliri dhe fërkoni trupin tuaj me të! Ai vjen nga një pemë e bekuar”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 16, shtator/tetor 2015, fq. 49)