qikaa

20 Thënie për Femrat.

Spread the love

Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.

Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.

Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.

Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.

Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka.

S’ka njeri që gruas së vet i duket i mençur.

T’ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t’i fshehësh të hollat nën xham.

Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.

Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.

Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.

Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s’mund të jetohet me to, por as pa ato.

Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të.

Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbesin të bukura.

Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.

Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.

Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat.

Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.

Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.

Është rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë




There are 72 comments

Add yours
  1. 성인망가

    Hello! This is kind of off topic but I need some guidance from an established blog
    hyperlink to your host I’m not sure why but this web site is loading extremely slow for me“성인망가” I’m thinking about making my own but I’m not sure where to begin.I wonder how so much effort you place to make one of these fantastic informative web site.


Post a new comment