DHJETË THËNIE TË MENÇURA (4)
SHPATA
“Shpata nuk vret njeri; ajo është mjet në duart e vrasësit”.
(Seneka, 4 p.e.s. – 65, filozof, burrështetas, dramaturg dhe shkrimtar satirik romak)
* * *
JETA E SHKURTËR
“Jeta është shumë e shkurtër për të shpenzuar kohën duke lexuar një libër të keq”.
(James Joyce, 1882-1941, shkrimtar, novelist dhe poet irlandez)
* * *
DOBËSIA
“Dobësia e sjelljes bëhet dobësi e karakterit”.
(Albert Einstein, 1879-1955, shkencëtar i njohur gjerman mbi relativitetin, nobelist në fizikë)
* * *
NDRYSHIMI
“Ata që nuk mund të ndryshojnë mendjen e vet nuk mund të ndryshojnë asgjë”.
(George Bernard Shaw, 1856-1950, dramaturg, kritik, shkrimtar dhe aktivist politik, nobelist në letërsi)
* * *
SARKAZMA
“Sarkazma është streha e fundit e njeriut modest dhe të moralshëm kur privatësia e shpirtit të tij shkelet dhunshëm”.
(Fyodor Dostoyevsky, 1821-1881, novelist, shkrimtar, eseist, gazetar dhe filozof i njohur rus)
* * *
BETEJA E HUMBUR
“Një betejë është e humbur kur mendon se e ke humbur”.
(Jean-Paul Sartre, 1905-1980, filozof francez, dramaturg, novelist, aktivist politik dhe kritik letrar, nobelist në letërsi)
* * *
JETA
“Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh”.
(William Butler Yeats, 1865-1939, poet i njohur irlandez, nobelist në letërsi)
* * *
FUQIA E MENDJES
“Fuqinë e mendjes e ke ti, jo ngjarjet jashtë. Kupto këtë, dhe do të gjesh forcë”.
(Marcus Aurelius, 121-180, perandor romak, persekutues i krishterëve të hershëm)
* * *
BUKURIA
“Parë nga larg, çdo gjë është e bukur”.
(Taciti, 56-120, senator dhe historian romak)
* * *
PASURIA
“Pasuria është si uji i detit, sa më shumë njeriu pi aq më i etur bëhet; dhe e njëjta është e vërtetë për famën”.
(Arthur Schopenhauer, 1788-1860, filozof gjerman)