flamuri shqiptar

FESTA E FLAMURIT – FESTË E KOMBËTARISË

Spread the love

Dua ta shoh kombin tim me të gjitha të mirat e dheut, me flamur që valon nëpër malet e trojeve shqipëtare. Sa herë vjen nëntori në mua ngjall shpresën gëzimin dhe dashurinë për flamurin  e për atdheun tim Kosovën e Shqipërinë.

Dua ta shoh vendin tim me drejtësi e humanizëm, dua ta shoh vendin me barazi e unitet që të gjithë njerëzit të jetojnë të lirë e të respektuar mes veti  për atë që janë dhe që duhet të jenë.

Dashuria ndaj atdheut është dashuri e pa përshkruar për ata që dinë të vlerësojnë veten dhe të tjerët. Sa herë vlerësoj atdheun tim me vlerat e tij që ka, të tjerët duan të ma duan të ma respektojnë Kosovësn time me aq sa është dhe aq sa duhet të jetë.

Duke i falënderuar rilindasit tonë shqiptarë që e ushqyen popullin me ndjenjën kombëtare dhe e formuan veten dhe tokën duke  e pagëzuar me emrin Shqipëri e Madhe.

Sa e vogël është bota për  njerëzit e mëdhenj, sa e madhe është bota për njerëzit e vegjël, prandaj unë vendosa të jem e madhe e të më duket bota shumë e vogël ashtu siç ma mësoi Naim Frashëri në poezitë e tija të mrekullueshme.

 Atdheu – NaimFrasheri

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka 
Më je nënë, më je motër, më je vlla. 
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, 
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé. 

 

Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi, 
Edhe eshtërat tretur ua ke pa ti. 
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë. 
Pranë teje patën qeshur, patën qarë. 


Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë, 
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqe hënë, 
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë. 
Begatoje, o Zot, ti këtë vend! 


Epu njerëzve të tij ti mbrotje shend! 
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! 
Gas për jetë paçin zotërit e tij! 
I begatë, i lulëzuar qoftë ai, 
Një të ardhme pastë plot me lumturi!

                   E punoi : ENESA TENEZHDOLLI Shkolla Fillore “ Naim Frasheri” – Prishtinë