viola-735×400

Franca Viola, gruaja që mposhti mafian përmes drejtësisë

Spread the love

2 muaj me pare, aktorja dhe regjisorja Azi Argento shprehu zhgënjimin e saj me kritikat nga publiku italian, në lidhje me akuzat për përdhunim ndaj Harvey Wienstein.

“Italia është shumë pas pjesës tjetër të botës përsa u përket grave”, tha ajo.

50 vite më parë Italia u trondit nga përpjekjet e guximshme të një gruaje që sfidoi krimin e organizuar dhe ngriti zërin për viktimat e përdhunimit.

Në vitin 1966, Franca Viola u bë gruaja e parë italiane që dërgoi në gjyq përdhunuesin e saj. Deklarata e saj ndaj përdhunuesit u bë një lloj thirrje që edhe gratë tjera të ndiqnin shembullin e saj.

Viola u rrit në Alcamo, në Sicili. Kur ishte në të njëzetat ajo takoi Filippo Melodia, i cili kishte lidhje me mafian, megjithatë ajo e refuzoi kërkesën e tij për marrëdhënie.

Pas një viti që kishte jetuar në Gjermani, Melodia u kthye në Itali me shpresën se mendja e Violës kishte ndryshuar mendje, por ndodhi e kundërta.

Pasi Viola i tha që nuk e dontë atë, ai e përdhunoi me arsyen se ligji ishte në dorën e tij.

Melodia priti derisa babai i Violës doli jashtë dhe hyri me 15 shokë për të rrëmbyer atë. Ai e mbajti atë të burgosur në shtëpinë e tij për më shumë se një javë, ku në mënyrë sistematike edhe e përdhunoi.

Tradicionalisht, një krim i tillë i tmerrshem do të shfajësohej nëse çifti do të binin dakord që të martoheshin. Kjo nuk ishte thjeshtë një traditë joformale, por një përjashtim i qartë në kodin penal italian.

Në vend të martesës, Viola vendosi që të dërgojë në gjykatën mafiozin e vogël.

Gjyqi përcolli një ndjesi në Alcamo dhe më gjërë. Turmat u dyndën në debate rreth gjykimit, të cilat morrën jehonë deri në New York.

Pavarësisht se ishte figura qendrore e këtyre ngjarjeve, mediat e përshkruan atë si të “butë”, “të cekët” dhe “bukuroshe”.

Melodia u gjet fajtor dhe u dënua me 11 vite burg. Bashkë me të u burgosë edhe shtatë bashkëpunëtorët e tij.

Në maj të vitit 1967, Viola ishte kthyer në temë diskutimi në Itali. Burrat dhe gratë ranë dakord unanimisht se Viola kishte treguar guxim të madh, por askush nga ta nuk morri guxim që të martohej me të.

Në dhjetor të vitit 1968, në një ceremoni private, Viola u martua me mikun e fëmijërisë, 25-vjeçarin Giuseppe Ruisi.

Presidenti italian dërgoi 40 dollarë si dhuratë për dasmën dhe ministria e transportit u bëri dhuratë një muaj udhëtime pa pagesë me tren.