25158312_1939255436295247_3620857426924073460_n-696×526

Keni probleme me fëmijët per detyrat e shtëpisë? Ja disa ide!

Spread the love

Disa prindër problemin kryesor me fëmijët e tyre e kanë rreth detyrave të shtepisë! Shpesh herë femijët pasi që të perfundojnë orarin e mësimit në shkollë ndjehen të lodhur dhe ndjejnë nevojë për relaksim e lojë duke mos i përfunduar detyrat që ata kanë. Këto sjellje të femijëve prindërit i mërzisin shumë dhe u marrin shumë kohë që t’i bindin fëmijët në marrjen e detyrave të tyre. Psikologët këshillojnë se si mundemi që t’i bindim fëmijët për përfundimin e detyrave të shtëpisë me vetë deshirë dhe që këto detyra të tregojnë rezultate të dëshirueshme. Disa nga këshillat janë:

Kushtëzimi- Fëmijën mund ta kushtëzojmë.

Fëmijët të cilët nuk duan t’i përfundojnë detyrat e shtëpisë duhet që t’i kushtezojmë ata me dicka që ata duan.

Shembull. Nëse fëmija ynë dëshiron që të luaj me lojëra elektronike, me shokë/ shoqe apo ndonjë lojë tjetër ne si prindër duhet që t’ia shpjegojmë fëmijës se sëpari duhet t’i përfundojë detyrat e shtëpisë e pastaj të luaj. Pra, në këtë rast kushtëzim janë detyrat kurse shpërblim është loja. Për të pasur efekt ky kushtëzim ne duhet të jemi të vendosur në kushtëzimin që ia bëjmë fëmjësë deri sa ai të ndodhë dhe ta përsërisim atë derisa fëmija ta bëjë shprehi që sëpari t’i përfundojë Detyrat e Shtëpisë e pastaj të luaj.

Zgjedhja- Femijës duhet që t’i ofrojmë zgjedhje.

Shembull. Nëse fëmija ynë ka detyra të shtëpisë në lëndën e Matematikës dhe Gjuhës Angleze ne si prindër duhet t’i ofrojmë zgjedhje se cilat do t’i punojmë të parat: A më parë do t’i përfundosh detyrat në lëndën e Matematikës apo Gjuhës Angleze? Me këtë fëmija sëpari e kupton që detyrat duhet të përfundohen dhe së dyti fëmija do të ketë më shumë kontroll dhe përgjegjësi për detyrat e veta.

Dënimi- Fëmijen mund ta dënojmë.

Nëse fëmija refuzon t’i përfundojë detyrat e shtëpisë pavarësisht përpjekjeve tona atëherë ne mund të përdorim edhe metodën e dënimit negativ. Dënimi negativ nuk nënkupton dhunë fizike e as psikologjike por nënkupton që fëmijës t’i heqim dicka që ai/ajo ka.

Shembull. Nëse fëmija posedon telefon apo Ipad personal dhe nuk i përfundon detyrat e shtëpisë në asnjë mënyrë tjetër atëherë, si dënim mundemi që ta dënojmë duke ia marrë telefonin apo Ipad-in deri sa ai të mësohet që t’i perfundojë detyrat e shtëpisë. Pra, dënimi negativ është kur i hecim dicka që ai/ajo posedon apo ka si shkak i sjelljes së pa dëshirueshme.

Shpërblimi- Fëmijën duhet që ta shpërblejmë.

Ndoshta në fillim do të jetë e vështirë që fëmija të marrë inicjativë për t’i bërë detyrat e shtëpisë por, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe pas cdo përfundimi të detyrave ta shpërblejmë atë sjellje të fëmijës, në këtë rast për sjelljen e dëshirueshme ” përfundimin e detyrave të shtëpisë”. Shpërblimi mund të jetë i menjëhershëm dhe kohë pas kohe. I menjëhershëm është kur pas cdo përfundimi të detyrave e shpërblen me një ëmbëlsirë, shëtitje, dhuratë… etj dhe kohë pas kohe nëse gjatë tërë javës fëmija i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe si shpërblim në njërën nga ditët e vikendit dalim në shetitje apo njëherë gjatë muajit. Këto shpërblime mund të jenë materiale apo edhe zhitona. Zhitonat janë dicka me vlerë që pas një numri të caktuar fëmija mund të zgjedhë për të marrë cfarëdo që ai dëshiron. Shpërblimet në fillim preferohet që të ipen më shpesh kurse me kalimin e kohës ato të rrallohen me qëllim që fëmija të bëhet i pavarur nga shpërblimi i prindërve.

Në të gjitha rastet fëmijes duhet t’i shpjegohet se pse ai/ ajo po kushtëzohet, dënohet dhe shpërblehet.




There are no comments

Add yours