MODA ISLAME PËR MOTRA MUSLIMANE “Veshja nuk të bënë njeri por tregon se kushje.“

Spread the love

Një anekdotë popullore thotë: “Ari nuk shkëlqen në tokë, por në duart e argjendarit”.

Shkruan Dafina Berisha

Të nderuara zonja nga ky numër i Revistës Vlera DAFINA “DB” CREATION nga Italia do të ju japim ide për kreacione të reja nga bota e Modës Islame. Bukuria e femrës nëse ekspozohet jashtë shtëpisë humbet shkëlqimin, bukurinë dhe elegancën sepse ka shumë sy mashtrues dhe zemra të sëmura smirëkeqe. Prandaj këto modele të modës Islame nga duat e arta të Dafina Creation janë të parapara për femra në shoqëri të femrave dhe për të dashurit tonë të lejuar në shtëpi dhe ahengje.

Dafina Berisha ka mbaruar shkollimin e lart për Dizajn Mode në Itali dhe tani në Romë vazhdon specializimin në shkolla të mëdha të dizajnit të modës. Dëshira e Dafinës është që së bashku me mësuesen e saj italiane të organizojnë një filialë mode për femrat e mbuluara, pasi që edhe vet së shpejti mendon të jetë në mesin e tyre me imazh të ri musliman.