fmija-1-696×470 (1)

Në cilën moshë duhet t’i blini fëmijës telefon të mençur

Spread the love

Përderisa nuk u sjell prindërve gëzim si hapi apo fjala e parë, koha e duhur për t’i prezantuar fëmijët me telefonat e mençur mbetet një moment i rëndësishëm.

Telefonat e mençur janë copa më e vlefshme e teknologjisë të cilën e posedojmë, dhe na mundësojnë të lidhemi me miqtë, të qëndrojmë të informuar me ngjarjet në botë, e gjithashtu t’i fotografojmë apo incizojmë momentet më të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni prind, normalisht se keni disa shqetësime sa i përket t’i dhuruarit fëmijës një telefon të mençur. Me kë po flet ajo? Çfarë po shikon ai? Pse nuk po ndalen së shkruari?

A është fëmija im mjaftueshëm i rritur për të pasur telefon të mençur?

Fëmijët nuk janë duke pritur mjaftueshëm për ta marrë telefonin e parë të mençur. Sipas një studimi, mosha mesatare kur fëmijët fillojnë të përdorin telefon të mençur është 10.3 vjet.

Nuk ka ndonjë konsensus mes ekspertëve se cila është mosha e duhur për të blerë telefon të mençur. Megjithatë, themeluesi i ‘Microsoft’, Bill Gates, kishte treguar se të tre fëmijët e tij kishin pritur derisa i kishin mbushur 14 vjet për të pasur telefon të mençur. Disa tjerë i këshillojnë prindërit të presin derisa fëmija të dalë në klasë të tetë, etj.

Por, Scott Steinberg, ekspert i kësaj çështje, thotë se vendimi varet nga ajo se a mendojnë prindërit që fëmija është mjaftueshëm i pjekur për të poseduar telefon të mençur.

Kontrollimi i telefonit të fëmijëve

Varësisht nga pajisja, prindërit mund të caktojnë kufizime se në çfarë gjëra mund të kenë qasje fëmijët.

Shikoni çfarë po shkarkojnë

Të dy platformat, iOS dhe Google Play, ju mundësojnë ta shikoni historikun e aplikacioneve të cilat i ka shkarkuar fëmija (nëse telefoni juaj dhe i fëmijës është i sinkronizuar me të njëjtën e-mail).

Me këtë opsion ju mund të shikoni çfarë aplikacione po shkarkojnë fëmijët dhe të vlerësoni se a janë të duhurat për to.