shalqini

Si të dalloni një shalqi të ëmbël dhe të pjekur mirë.

Spread the love

Sezoni i verës do të ishte i paplotë pa një prej frutave më karakteristikave të verës, shalqirin. Edhe pse shumë prej jush nuk e kanë blerë akoma për këtë sezon, besoj se e keni vënë re që ai gjendet pothuaj në të gjitha stendat e tregjeve dhe marketeve. Por si gjithmonë pyetni veten a është i pjekur apo jo ? Shumë prej jush mund t’i besojnë metodës klasike ”shiko, provo dhe bli”, por me truket e mëposhtme do të mund të zgjidhni një shalqi të ëmbël pa u lodhur shumë. Një ndër gabimet që bëjnë shumë blerës është të përzgjedhin një shalqi që duket sa më i pastër dhe me lëkurë të lëmuar.

Në të vërtetë sa më e zverdhur dhe me shenja të jetë sipërfaqja, aq më i ëmbël është shalqiri. Shumë pak e dinë, por edhe shalqiri ka gjini. Pikërisht siç e lexoni, ka shalqi mashkullorë të cilët janë më të gjatë dhe në formë vezake dhe shalqi femërorë që janë të rrumbullakët. Kur të blini shalqi, hidhini një sy edhe bishtit të tij, ky detaj i parëndësishëm në pamje të parë në fakt tregon pjekurinë e frutave. Në qoftë se AI është shumë I gjelbër shalqiri është ende i papjekur, ndërsa kur është si i fishkur dhe i kafenjtë keni qëlluar në shenjë pasi do të hani një shalqi të ëmbël mjaltë.

Ju bëftë mirë !




There are no comments

Add yours