Të flesh në krahun e djathtë
Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) na ka këshilluar 1400 vjet më parë që të flemë në krahun e djathtë. Përse? Shkencëtarët thonë se të flesh në krahun e majtë, nuk është mirë sepse zemra është nën presionin e mushkërisë së djathtë, më e madhja e të dyja mushkërive dhe kjo ndikon në tkurrjen (kontraktimin) e saj, sidomos kur njeriu është i moshuar.
Ata thonë, gjithashtu se stomaku i mbushur është nën presionin e organit të madh të sistemit të tretjes – mëlçisë, e cila vonon zbrazjen e tij dhe shtyp, gjithashtu zemrën. Prandaj ata i këshillojnë njerëzit të flenë në krahun e djathtë, sidomos për ata me sëmundje zemre. I Madhëruar qoftë Allahu! Kush ia tha Profetit tonë (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) këtë këshillë mjekësore?
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 41)