4761522300000578-5185983-image-a-26_1513436040069 (1)

Arabia Saudite lejon femrat që të vozitin edhe traktorë e motoçikleta

Spread the love

Gratë e Arabisë Saudite do të mund të vozitin kamionë dhe motoçikleta, kanë bërë të ditur zyrtarë shtetëror, tre muaj pasi Mbretëria kishte vendosur që të lejonte gratë të vozitnin makina.

Në shtator të këtij viti, Mbreti Salman kishte marrë vendim që femrat do të lejoheshin të vozitnin nga Qershori i vitit 2018 si pjesë e një reforme të re, transmeton arbresh.info.

Drejtori Gjeneral i Trafikut në Arabinë Saudite ka dhënë detajet e rregullave të reja.

“Po, do t’i lejojmë gratë që të vozitin edhe motoçikleta dhe kamionë”, ka thënë ai duke treguar se ligji për Vozitje do të jetë i barabartë për meshkuj e femra.

Arabia Saudite ka qenë vendi i vetëm në botë i cili ka ndaluar femrat që të vozitin.




There are no comments

Add yours