08d97f97dd4780e3acffed4ac7836fa8

Marrëdhëniet para martesës

Spread the love

Prof. Dr. Muhamed Rizwi

Marrëdhëniet para martesës

Kjo mënyrë është e ndaluar sipas Islamit, pavarësisht në është me një të dashur ose me një prostitutë. Seksi para martesës konsiderohet “zina” (imoralitet; kurvëri). Përveç që është e ndaluar nga Islami, kjo sjellje është një sjellje krejtësisht e papërgjegjshme dhe personi më i brishtë në marrëdhënie të tilla është përherë femra. Statistikat mund të tregojnë fare lehtë se në marrëdhëniet para-martesore, meshkujt shumë shpesh i mashtrojnë femrat. Sot, gjysma e meshkujve dhe femrave amerikane në të tridhjetat, kanë bashkëjetuar dhe kryer marrëdhënie seksuale para martesës, me mendimin se do të ishte më mirë të shihej njëherë më thellësisht para se njeriu të mund të marrë një vendim për martesë. Por studimet e fundit tregojnë se çiftet që bashkëjetojnë para martesës kanë më shumë mundësi të shkurorëzohen më pas sesa çiftet që nuk e bëjnë këtë. (Newsweek, fq.57)

Glen Elder, një sociolog në Universitetin e Karolinës së Veriut, në lidhje me seksin para martesës thotë: “Është një marrëdhënie që i terheq personat kryesisht meshkuj, të cilët kërkojnë një rrugëdalje të lehtë. Është shumë e paqartë se çfarë kontributi ka kjo marrëdhënie për martesën, në ka fare ndonjë kontribut.” Një femër njëzet e katër vjeçare, në një letër drejtuar Ann Landers-it shkruan: “Rreshti që më së shumti më goditi në letrën e kaluar ishte ai nga letra e një adoleshenteje që thoshte se njihte shumë vajza që kishin patur disa partnerë vetëm për argëtim. Kjo m’u duk e çuditshme sepse kur unë kam patur marrëdhënie kur isha 16 vjeçe, nuk më dukej aspak argëtuese kjo gjë. Shkuarja në shtrat me meshkujt nuk ishte aspak emocionuese ose mahnitëse, por më tepër nënçmuese. Kjo gjë më bënte të ndjehesha më e vetmuar dhe e zbrazur se kurrë më parë. Çdo muaj më duhej të mendoja në isha shtatzënë ose jo. Kjo gjë mund të jetë një ferr i vërtetë. Po të mund të bisedoja me vajzat që e lexojnë këndin tuaj, do t’u thoja se seksi gjatë adoleshencës nuk është një zgjidhje për problemet por krijon më shumë probleme. Kjo nuk e bën një vajzë të ndjehet më e dashuruar por përkundrazi, të ndjehet më e pavlerë. Do të doja t’u them atyre se kjo gjë nuk e bën një vajzë “më shumë grua” por më pak të tillë.” (The Vancouver Sun, 5 Dhjetor 1989)

Zoti thotë:

Mos iu afroni imoralitetit (zina). Vërtet është një gjë e shëmtuar dhe një rrugë e ligë…(Kur’an 17:32)

Marrëdhënia para martesës dhe tradhtia bashkëshortore janë dënuar ashpër edhe në thëniet e Profetit dhe të Imamëve. Sipas Islamit, marrëdhënia paramartesore konsiderohet një veprim imoral kundër të drejtave të Zotit dhe të drejtave të organeve seksuale të personit.

Marrëdhënia seksuale para martesës është një veprim që mund të dënohet nga një gjykatë islame. Nëse një burrë i pamartuar dhe një grua e pamartuar gjenden fajtorë për këtë krim, dënimi i tyre, sipas Kur’anit, është:

Gruan dhe burrin që kryejnë imoralitet dënoni me njëqind të rrahura kamxhiku dhe në punët e Zotit mos lejoni t’ju kaplojë juve ndonjë butësi, nëse vërtet e besoni Zotin dhe Ditën e Gjykimit. Dhe lejoni që disa nga besimtarët ta dëshmojnë dënimin e tyre! (Kur’an 24:2)

Nëse një burrë ose një grua e pamartuar e kryejnë të njejtin veprim më shumë se një herë, atëherë dënimi i tyre rritet në tre herë nga njëqind rrahje me kamxhik. Dhe nëse për të njëjtin krim, gjenden fajtorë për herë të katërt, dënimi i tyre është vdekja. Kur flasim për marrëdhënien e palejuar të një njeriu që është i martuar, atëherë dënimi është shumë më i ashpër sepse personi nuk ka kurrfarë arsyetimi për ta kryer veprimin në fjalë. Sipas ligjit islam, personat që kryejnë marrëdhënie ilegale seksuale ndonëse janë të martuar, duhet të gurëzohen deri në vdekje.

Si përfundim, pra, mund të themi se marrëdhënia seksuale para-martesore nuk konsiderohet një zgjidhje dhe një përmbushje e dëshirave seksuale të njeriut.

vazhdon 2. Masturbimi – 

Vetëstimulim i organit seksual