2.1

Moda islame në Amerikë thyen stereotipat dhe ç’mitizon keqinterpretimet

Spread the love

Duke pasur parasysh volumin e lartë të moderatorëve që shfaqen gjatë Javës së Modës në New York, Anniesa Hasibuan patjetër meriton vëmendje. Projektuesja dhe moderatorja muslimane shfaqet në një nga ambientet zyrtare të JMNW, Moynihan Station, me një koleksion dukshëm të pajisur me hixhab ose mbulesë islame. Ajo gjithashtu mori pjesë në sfiladat në javën modeste të modës në Stamboll, Turqi.

Koleksion i frymëzuar nga vendlindja e saj, Xhakarta, Indonezi, ku shamitë janë veshur me pantallona, kostume, fustan, tunika, nga të gjitha materialet, ngjyrat dhe modelet më in, ka bërë që të gjithë të mahniten dhe të hapin diapazonin e tyre rreth Islamit.

Implikimet e kësaj shfaqje novatore janë prekëse në klimën politike dhe sociale të sotme. Gjurmët e Annisës flakëruese të kësaj shfaqjeje informon botën se ne nuk jemi ngadalësuar e as nuk jemi të prapambetur. Gratë muslimane janë gjithnjë të pranishme, krenare për t’u mbajtur në besimet e tyre dhe madje dinë ta bëjnë atë me stil.

Dua të sjell orientin në botën e modës perëndimore dhe amerikane” – tha Hasibuan në “The Jakarta Post”.

48 kombinime zbritën në pistë dhe në fund, Hasibuan po ashtu ka bërë ecjen e saj duke dhënë një pamje të rrallë në javën e modës. Jo keq për një markë të një 30-vjeçare. Shumë mendojnë se moda dhe ndjekja e modës është joserioze. Mirëpo, kjo është vetëm një nga degët në të cilat e bëjnë një ndryshim kulturor në shoqërinë e sotme për normalizimin e hixhabit në Amerikë – për të thyer stereotipet dhe për të ç’mitizuar keqinterpretimet dhe keqkuptimet. Kjo shfaqje ishte një hap i madh në këtë drejtim.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 46-47)




There is 1 comment

Add yours
  1. sklep online

    Wow, awesome blog structure! How long have you been running a blog for?
    you made blogging look easy. The entire glance of your web site is fantastic, as well as
    the content material! You can see similar here ecommerce


Post a new comment