Analistja Tunisiane : Pretendimi i selefistëve është pushteti politik dhe ndryshimi i fetvave.
Nuk e themi nga inatet apo synimet dhe ambiciet për prestigj, por e themi se është fakt real por
edhe i hidhur, por selefizmimi dhe të vetquajtuarit të tillë paraqesin rrezik dhe kërcënim për çdo
shoqëri kudo që gjindet, ka thënë Summeja Ganushi analiste e shquar në Tunis.
Ajo ka theksuar se ata që kanë predikuar dhe vazhdojnë të thërasin në këtë ideologji të
vetëquajtur, kudo kane shkaktuar çrregullim dhe ndarje e që është më e keqja kanë promovuar
ekstremizmin dhe duhet që shoqëritë të kenë kujdes prej tyre.
Ganushi ka shtuar se ata kanë dy anë të errëta; anën ekstreme deri në marrjen e pak pushtetit
politik dhe ndryshimet në fet’va varësisht interesave që dërgojnë drejt pushtetit.